KOSTT: Rikthehet furnizimi i plotë dhe stabil me energji elektrike në Ferizaj
Pas një kohë të gjatë që qytetarët e Ferizajt janë përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës, KOSTT ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i plotë dhe stabil me energji elektrike për qytetarët dhe konsumatorët e Ferizajt. Ata kanë njoftuar se në bashkëpunim me KEDS-in, kanë mundësuar zgjidhje alternative në NS Ferizaj 1. “KOSTT falënderon…
Lajme
Pas një kohë të gjatë që qytetarët e Ferizajt janë përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës, KOSTT ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i plotë dhe stabil me energji elektrike për qytetarët dhe konsumatorët e Ferizajt.
Ata kanë njoftuar se në bashkëpunim me KEDS-in, kanë mundësuar zgjidhje alternative në NS Ferizaj 1.
“KOSTT falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, ndërsa mbetemi të përkushtuar në garantimin e stabilitetit të sistemit energjetik dhe furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarët e vendit”, ka njoftuar KOSTT. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: