Gjini nga Juniku: Bizneset vendore janë motori i ekonomisë së Kosovës
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar kompaninë “Vëllezërit Shehu” në Junik, ku ka vlerësuar rolin e bizneseve vendore në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë. Në komunikatën e AAK-së thuhet se gjatë vizitës në këtë kompani, e cila punëson mbi 100 persona, Gjini ka…
Lajme
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, ka vizituar kompaninë “Vëllezërit Shehu” në Junik, ku ka vlerësuar rolin e bizneseve vendore në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë.
Në komunikatën e AAK-së thuhet se gjatë vizitës në këtë kompani, e cila punëson mbi 100 persona, Gjini ka theksuar se bizneset vendore janë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit dhe meritojnë mbështetje institucionale.
“Ky është motori i vërtetë i ekonomisë së Kosovës, biznese që zhvillohen këtu dhe na bëjnë krenarë në të gjithë botën. Biznesi vendor ka nevojë për terren të pastër që të zhvillohet dhe të punësojë edhe më shumë”, ka deklaruar Gjini.
Ai ka shtuar se çdo person që krijon vende pune duhet të trajtohet si partner i shtetit dhe jo si pengesë.
“Sikush që krijon qoftë edhe një vend të vetëm pune në Kosovë duhet parë si partner, jo si shënjestër”, është shprehur kandidati i AAK-së.
Sipas komunikatës, vizita në kompaninë “Vëllezërit Shehu” është pjesë e angazhimeve të Gjinit për të dëgjuar nga afër sfidat e sektorit privat dhe për të promovuar politika që nxisin investimet dhe punësimin. /Lajmi.net/