Arrestohet një person në Mitrovicë, policia i gjen mbi 50 gram marihuanë
Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi policia ka gjetur tek ai substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit janë sekuestruar pesë qese me marihuanë, ndërsa më pas, në koordinim me prokurorin, është kontrolluar edhe banesa e tij, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Megjithatë,…
Lajme
Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi policia ka gjetur tek ai substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit janë sekuestruar pesë qese me marihuanë, ndërsa më pas, në koordinim me prokurorin, është kontrolluar edhe banesa e tij, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Megjithatë, gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe dy paketime të tjera me substancë të dyshuar narkotike.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pesha totale e substancës së sekuestruar është 52.9 gram.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/