Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Ferizaj

Një rast vjedhjeje që dyshohet se ka ndodhur në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 maj 2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Me autorizim të prokurorit, policia ka publikuar fotografinë e personit…

Lajme

21/05/2026 11:49

Një rast vjedhjeje që dyshohet se ka ndodhur në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 maj 2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Me autorizim të prokurorit, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në rastin e vjedhjes.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e personit, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Policia ka theksuar se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Lajmi.net/