Abdixhiku në mbledhjen komemorative për Alush Gashin: Dhimbja jonë është e heshtur, por shumë e rëndë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë të enjte mbledhje komemorative për profesorin Alush Gashi, i cili ndërroi jetë më 15 maj në moshën 75-vjeçare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Gashi i përkiste një prej brezave më të vështirë në historinë e popullit të Kosovës, duke e vlerësuar atë si njeri të urtësisë,…

Lajme

21/05/2026 11:45

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë të enjte mbledhje komemorative për profesorin Alush Gashi, i cili ndërroi jetë më 15 maj në moshën 75-vjeçare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Gashi i përkiste një prej brezave më të vështirë në historinë e popullit të Kosovës, duke e vlerësuar atë si njeri të urtësisë, përmbajtjes dhe autoritetit moral.

“Jemi mbledhur për të nderuar një njeri të madh. Alush Gashi mbetet njeriu i cilësisë, njeriu i arsyes, njeriu i përmbajtjes”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se i ndjeri kishte një prani të veçantë dhe një autoritet që fitonte respekt pa pasur nevojë të impononte veten.

“Pikërisht për këtë, dhimbja jonë sot është e heshtur, por është shumë e rëndë”, u shpreh kreu i LDK-së.

Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku ndau edhe kujtime e përjetime personale me profesor Gashin, duke vlerësuar kontributin e tij në jetën akademike dhe politike në Kosovë. /Lajmi.net/