Dëmtohet përsëri kyçja në Mazgit nga punimet e KRU Prishtinës, MIT njofton se shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë i saj

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se pjesa e kyçjes në Mazgit, është dëmtuar përsëri pas ndërhyrjeve të realizuar nga KRU Prishtina në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit. Ata kanë thënë se shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara. “Lusim qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të…

Lajme

21/05/2026 11:29

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se pjesa e kyçjes në Mazgit, është dëmtuar përsëri pas ndërhyrjeve të realizuar nga KRU Prishtina në zonën ku kalon gypi i ujësjellësit.

Ata kanë thënë se shumë shpejt do të nis rehabilitimi i plotë dhe sanimi i dëmtimeve të krijuara.

“Lusim qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve që do të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”, thuhet në njoftim të Ministrisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: