Nën ndikimin e alkoolit, dy persona rrahin një burrë në Leposaviq

Dy persona janë arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, kanë sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 maj 2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Dositeja Obradovic”. Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, por ka…

Lajme

21/05/2026 10:52

Dy persona janë arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, kanë sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 maj 2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Dositeja Obradovic”.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, por ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është urdhëruar që palët të intervistohen pasi t’u kalojë gjendja e dehjes. /Lajmi.net/