Kilogramë të padeklaruar të arit dhe argjendit, detaje nga aksioni tek bizneset e shtëpitë e të dyshuarve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuat se në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese në Prizren dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryenin veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit në lidhej me shitjen e arit. Sipas autoriteteve, pesha totale e arit të sekuestruar arrin në 3 kilogramë e 775…

Lajme

21/05/2026 10:00

Policia e Kosovës ka njoftuat se në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese në Prizren dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryenin veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit në lidhej me shitjen e arit.

Sipas autoriteteve, pesha totale e arit të sekuestruar arrin në 3 kilogramë e 775 gramë, me vlerë të përafërt rreth 455 mijë euro, ndërsa janë sekuestruar edhe mbi 4 kilogramë argjend.

“Gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarve, një femër dhe tre meshkuj janë gjetur dhe sekuestruar ari i pa deklaruar në peshë rreth 3.775.33 gram, argjend të padeklaruar në peshë 4.204.98 gram si dhe një armë pa leje.”

Për këto raste janë hapur procedura të veçanta penale nga Policia në Prizren.

Hetimet për rastin po vazhdojnë në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/