Policia publikon fotografinë e një të dyshuari për vjedhje në Ferizaj, kërkon bashkëpunim për identifikimin e tij
Policia e Kosovës në Ferizaj, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar. Rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 17.04.2026, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”, në një qendër tregtare në Ferizaj. “Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të…
Lajme
Policia e Kosovës në Ferizaj, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.
Rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 17.04.2026, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”, në një qendër tregtare në Ferizaj.
“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes: Numrit emergjent 192 Stacionit më të afërt policor Apo aplikacionin digjital ”Lajmero policinë” Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka thënë Policia.
Ata kanë njoftuar se bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: