Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shprehur shqetësim lidhur me rastin e raportuar në komunën e Gjakovës për ngacmim seksual nga ana e drejtorit të një institucioni arsimor. Ministria përmes një komunikate ka deklaruar se menjëherë pas informacionit, Inspektorati i Arsimit ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë për të…
Lajme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shprehur shqetësim lidhur me rastin e raportuar në komunën e Gjakovës për ngacmim seksual nga ana e drejtorit të një institucioni arsimor.
Ministria përmes një komunikate ka deklaruar se menjëherë pas informacionit, Inspektorati i Arsimit ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë për të siguruar informacionet relevante lidhur me veprimet institucionale të ndërmarra.
Komisioni disiplinor ka marrë vendim për pezullimin e drejtorit nga marrëdhënia e punës të mërkurën. I dyshuari ishte drejtor në shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Demjan të Gjakovës.
“Çdo formë e ngacmimit seksual dhe dhunës dhe abuzimit e keqpërdorimit të pozitës zyrtare në institucionet arsimore është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Institucionet arsimore duhet të jenë mjedise të sigurta dhe mbrojtëse për çdo fëmijë dhe nxënës, ndërsa çdo veprim i dyshuar që cenon integritetin dhe dinjitetin e të miturve duhet të trajtohet me seriozitet më të lartë nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Ministria do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me këtë rast dhe do të ofrojë mbështetjen e nevojshme institucionale në kuadër të kompetencave të saj”, thuhet në fund.
Drejtori dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.