Gruda – Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
Përparim Gruda nga PDK-ja, ka reaguar ndaj deklaratave të Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se pushteti nuk po dëshiron marrëveshje politike me opozitën. “Opozita nuk i voton pushtetit pa marrëveshje. Ku keni parë këtë? Kush e solli këtë rregull?”, deklaroi Gruda. Ai tha se për postet kryesore shtetërore duhet të ketë dakordim politik…
Lajme
Përparim Gruda nga PDK-ja, ka reaguar ndaj deklaratave të Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se pushteti nuk po dëshiron marrëveshje politike me opozitën.
“Opozita nuk i voton pushtetit pa marrëveshje. Ku keni parë këtë? Kush e solli këtë rregull?”, deklaroi Gruda.
Ai tha se për postet kryesore shtetërore duhet të ketë dakordim politik ndërmjet partive.
“Duhet marrëveshje politike për tri postet kryesore. Nuk doni marrëveshje politike”, u shpreh ai.
Sipas Grudës, qeveria duhet të kërkojë votën mbi bazën e rezultateve konkrete në qeverisje.
“Qeveria, të nderum qytetarë, thotë ma jepni votën mu masi e kam qeverisë katër vite. Çka premtojmë ne është rezultat konkret në qeverisje, mi rrit rrogat, me i hjek TVSH produktet bazë, me fol për qytetarin e jo për njeriun”, tha ai.
Ai kritikoi edhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se fokusi është zhvendosur tek debatet politike dhe jo tek qytetarët.
“Këtu flitet për Albin Kurtin, egon e tij. Me diskutu për si ulim çmimet, si rrisim rrogat, si rregullojmë infrastrukturën”, deklaroi Gruda.
Tutje, ai iu drejtua pushtetit lidhur me krizën politike dhe proceset institucionale, duke thënë se zgjidhja duhet të vijë përmes dakordimit politik.
“Opozita nuk i voton pushtetit pa marrëveshje. Ku keni parë këtë? Kush e solli këtë rregull? Duhet marrëveshje politike për tri postet kryesore. Nuk doni marrëveshje politike”, tha Gruda.
Në fund, ai theksoi se të gjitha partitë politike duhet të ulen për të gjetur zgjidhje.
“Duhet krejt partitë politike me u ul edhe me gjet zgjidhje përmes marrëveshjes politike”, përfundoi Gruda./dukagjini