Takohen Ulutash dhe Carai, flasin për situatën e sigurisë në rajon
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, gjenerallejtënant Gianluca Carai, komandant i Korpusit të Vendosshëm të NATO-s – Itali (NRDC-ITA). Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është fokusuar në situatën e sigurisë në rajon. “Gjeneralmajor Ulutash rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis…
Lajme
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, gjenerallejtënant Gianluca Carai, komandant i Korpusit të Vendosshëm të NATO-s – Itali (NRDC-ITA).
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është fokusuar në situatën e sigurisë në rajon.
“Gjeneralmajor Ulutash rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
Në këtë kontekst, komandanti i KFOR-it ka shprehur edhe vlerësimin për rolin e Italisë në kuadër të misionit.
“Gjeneralmajor Ulutash shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Italisë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet tutje në njoftim.