DUA i Blerta Bashollit fiton çmim në Cannes

Filmi DUA i regjisores kosovare, Blerta Basholli, ka fituar çmimin SACD në Cannes. Çmimi SACD në Cannes Film Festival është një çmim që ndahet nga organizata franceze SACD — Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramatikë. Ky çmim u jepet filmave dhe autorëve (skenaristë/regjisorë) gjatë festivalit në seksione të caktuara si “La Quinzaine des Cinéastes” dhe…

Lajme

20/05/2026 20:08

Filmi DUA i regjisores kosovare, Blerta Basholli, ka fituar çmimin SACD në Cannes.

Çmimi SACD në Cannes Film Festival është një çmim që ndahet nga organizata franceze SACD — Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramatikë.

Ky çmim u jepet filmave dhe autorëve (skenaristë/regjisorë) gjatë festivalit në seksione të caktuara si “La Quinzaine des Cinéastes” dhe “La Semaine de la Critique”.

SACD synon të vlerësojë veçanërisht autorët dhe skenarët, pra krijuesit prapa filmit, jo vetëm aspektin komercial apo popullaritetin.

Organizata SACD është një nga shoqatat më të vjetra të autorëve në botë, e themeluar në Francë në vitin 1777. Ajo mbron të drejtat e autorëve të filmit, televizionit dhe teatrit.

Në këtë festival, të mërkurën e kaluar u dha edhe premiera e filmit DUA, nën regji të Blerta Bashollit, i cili paraqet një realitet të cilin e kanë përjetuar shumë adoleshentë gjatë viteve të ’90-ta në Kosovë.