Azemi: Paratë nga gjobat ndaj KEDS-it duhet t’u kthehen qytetarëve

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me dënimet që Ministria e Tregtisë ka shqiptuar ndaj KEDS për çështjen e njehsorëve. Azemi ka theksuar se, sipas tij, nuk është dëmtuar institucioni por qytetarët, duke kërkuar që mjetet e rikuperuara të kthehen te konsumatorët. “Ministria po e denon KEDS-in, por paratë nuk…

Lajme

20/05/2026 19:23

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me dënimet që Ministria e Tregtisë ka shqiptuar ndaj KEDS për çështjen e njehsorëve.

Azemi ka theksuar se, sipas tij, nuk është dëmtuar institucioni por qytetarët, duke kërkuar që mjetet e rikuperuara të kthehen te konsumatorët.

“Ministria po e denon KEDS-in, por paratë nuk po ua kthen qytetarëve. Nuk është dëmtuar ministria, janë dëmtuar qytetarët e Republikës. Kthejauni paret e vjedhura qytetarëve”, tha Azemi. /Lajmi.net/