Osmani për bashkimin me LDK-në: Do të jetë afatgjatë

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani foli për bashkimin e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo u shpreh se ky bashkim do të jetë afatgjatë, sepse sipas saj, funksionojnë duke e kuptuar që nuk duhet të jenë 100 për qind të njëjtë. “Bashkimi ynë ka kuptim, është i sinqertë dhe ka me qenë…

Lajme

20/05/2026 18:30

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani foli për bashkimin e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo u shpreh se ky bashkim do të jetë afatgjatë, sepse sipas saj, funksionojnë duke e kuptuar që nuk duhet të jenë 100 për qind të njëjtë.

“Bashkimi ynë ka kuptim, është i sinqertë dhe ka me qenë afatgjatë, pikërisht sepse ne funksionojmë duke e kuptuar që nuk duhet me qenë 100% të njëjtë, kurse të tjerët mendojnë që duhet me ta kontrollu edhe mendimin, jo vetëm veprimin, jo vetëm institucionin, por edhe mendimin”, u shpreh ajo për Klan Kosova.