Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin për integrimin euro-atlantik të Kosovës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton. Sipas njoftimit në faqen e tij në Facebook, Maqedonci tha ta ketë ritheksuar përkushtimin e Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet aleate. “Diskutuam mbi zhvillimin e mëtejmë të…
Lajme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton.
Sipas njoftimit në faqen e tij në Facebook, Maqedonci tha ta ketë ritheksuar përkushtimin e Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e partneritetit strategjik me NATO-n dhe shtetet aleate.
“Diskutuam mbi zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, modernizimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s dhe KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Maqedonci.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes bëri me dije se Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë gjithnjë e më shumë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, “duke avancuar nga një konsumuese e sigurisë në një kontribuese aktive për paqen dhe stabilitetin”.