Kurti pret në takim zv/ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, diskutohet edhe për themelimin e xhandarmërisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prit sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në vendin tonë. Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n. Kryeministri në detyrë Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato…

Lajme

20/05/2026 13:19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prit sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në vendin tonë.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n. Kryeministri në detyrë Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë.

 o ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale.

U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim.