“Krejt Kosova si VVushtrria”, Kurti kërkon nga qytetarët që VV-ja të arrijë 60% në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një video nga takimi që ka pasur me qytetarë në Vushtrri. Kurti, ka kërkuar që VV-ja të fitojë në zgjedhjet e 7 qershorit, si në Vushtrri. “Vushtrria duhet me mbet qysh është, a Kosova duhet me u bo si Vushtrria. 116 me 7 qershor, veç ky numri tjetër…

Lajme

20/05/2026 12:22

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një video nga takimi që ka pasur me qytetarë në Vushtrri.

Kurti, ka kërkuar që VV-ja të fitojë në zgjedhjet e 7 qershorit, si në Vushtrri.

“Vushtrria duhet me mbet qysh është, a Kosova duhet me u bo si Vushtrria. 116 me 7 qershor, veç ky numri tjetër 51.1%, ose 487 mijë vota sa i patëm, le ti tejkalojmë 500 mijë vota e le të mbërrijmë 60%”, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i tij:

61% ishte rezultati i VETËVENDOSJE!-s me partnerë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Vushtrri. Më 7 qershor krejt Vushtrria edhe një herë 116, e gjithë Kosova si VVushtrria.Në kuadër të punëve tona të mira për këtë qytet të vjetër me traditë në sport e kulturë, javën e kaluar nënshkruam kontratën për rindërtimin e stadiumit “Ferki Aliu”. Klubit të Futbollit “Vushtrria” i urojmë suksese në rrugën drejt rikthimit në Superligë.Ju faleminderit për mikpritjen e ngrohtë mbrëmë dhe mbështetjen e vazhdueshme.