Deklaruan se janë qirinj por ishin fishekzjarre – Dogana në Prizren zbulon një rast të deklarimit të gabuar të mallrave, që arrin mbi 2500 euro
Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Prizren. Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar mospërputhje ndërmjet deklarimit doganor dhe gjendjes faktike të mallit. Malli ishte deklaruar si qirinj, ndërsa pas kontrollit fizik është vërtetuar se bëhej fjalë…
Lajme
Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Prizren.
Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar, zyrtarët doganorë kanë konstatuar mospërputhje ndërmjet deklarimit doganor dhe gjendjes faktike të mallit. Malli ishte deklaruar si qirinj, ndërsa pas kontrollit fizik është vërtetuar se bëhej fjalë për fishekzjarre.
Përveç klasifikimit të gabuar tarifor, është konstatuar se për mallin në fjalë kërkohet edhe licencë për import të mjeteve plasëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Sipas vlerësimeve preliminare, shmangia e obligimeve doganore dhe tatimore si rezultat i deklarimit të gabuar arrin në mbi 2500 euro. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e deklarimeve të pasakta, mbrojtjen e sigurisë publike dhe garantimin e zbatimit të drejtë të legjislacionit doganor”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: