Hargreaves takohet me Haradinajn para zgjedhjeve: Partitë politike të bashkëpunojnë që të formojnë Qeverinë dhe të zgjedhin Presidentin

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn para zgjedhjeve të 7 qershorit. Ai ka thënë se Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës gjatë shumë viteve, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucionet e vendit. “Ndërsa Kosova ecën drejt zgjedhjeve, do të jetë…

Lajme

20/05/2026 10:18

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai ka thënë se Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës gjatë shumë viteve, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucionet e vendit.

“Ndërsa Kosova ecën drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë së bashku më pas për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të një Presidenti. Progresi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Hargreaves. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: