E rrëmbyen dhe e mbajtën të fshehur në një shtëpi duke e maltretuar fizikisht- Policia arreston 5 persona në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar pesë persona të dyshimtë: Një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprën: Rrëmbim, mbajtja në pronësi dhe kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve. Të njëjtit dyshohet se kishin rrëmbyer një person, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar pesë persona të dyshimtë: Një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprën: Rrëmbim, mbajtja në pronësi dhe kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.
Të njëjtit dyshohet se kishin rrëmbyer një person, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke e maltretuar fizikisht si dhe i morën një veturë.
Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me një fishekë si dhe dy gram substancë narkotike marihuanë.
Me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/