KQZ: Votimi me postë do të filloj më 21 maj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e 52-të për këtë vit, e cila është kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. KQZ sot ka marë vendim për të miratuar ndryshimet dhe për të plotësuar planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ata kanë vendosur që votimi me postë i…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e 52-të për këtë vit, e cila është kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.
KQZ sot ka marë vendim për të miratuar ndryshimet dhe për të plotësuar planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Ata kanë vendosur që votimi me postë i planifikuar të fillojë më 25 maj, do të fillojë më 21 maj 2026.
“Ky ndryshim i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare dhe si pasojë, gjatë periudhës 22 – 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave. Andaj, për të shmangur vonesat në dërgimin dhe pranimin e pakove me fletëvotime, janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakos me fletëvotim për secilin votues të regjistruar për votim me postë të bëhet më herët”, ka njoftuar KQZ.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen me 7 qershor ndërsa mërgata do të votoj përmes postës si dhe në përfaqësi diplomatike më datë 6 qershor. /Lajmi.net/