Pesë serbë ndalohen në Graçanicë, dyshohen për cenim të lirë të votës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, bashkë më Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se pas raportimeve në media në lidhje me deklarimet e ministrit në detyrë, Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në Komunën e Graçanicës, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në lidhje me këtë, janë ndaluar…

Lajme

19/05/2026 16:53

Prokuroria Themelore në Prishtinë, bashkë më Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se pas raportimeve në media në lidhje me deklarimet e ministrit në detyrë, Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në Komunën e Graçanicës, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Në lidhje me këtë, janë ndaluar pesë persona shtetas të Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: