Në Ditën e Mjekut Familjar, Rama nderon profesionistët shëndetësorë me mirënjohje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar rolin e mjekëve familjarë në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, duke i cilësuar ata si pikën e parë të kujdesit dhe mbështetjes për qytetarët. Përmes një aktiviteti të organizuar së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, janë ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar rolin e mjekëve familjarë në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, duke i cilësuar ata si pikën e parë të kujdesit dhe mbështetjes për qytetarët.
Përmes një aktiviteti të organizuar së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, janë ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor në Kryeqytet.
“Mjeku familjar është shtylla e parë e kujdesit për qytetarët, aty ku nis besimi, përkushtimi dhe mbështetja për shëndetin e secilit”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se këto mirënjohje janë shenjë falënderimi për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të personelit shëndetësor ndaj qytetarëve.
Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë angazhimin për forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen për profesionistët që kujdesen për shëndetin publik,