​Donacioni i IPKO-s përmirëson kushtet e zjarrfikësve në kryeqytet

IPKO ka dhuruar donacion në vlerë 20 mijë euro në mbështetje të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e kushteve të punës së institucioneve kyçe të emergjencës. Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica tha se…

Lajme

19/05/2026 12:19

IPKO ka dhuruar donacion në vlerë 20 mijë euro në mbështetje të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e kushteve të punës së institucioneve kyçe të emergjencës.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica tha se donacioni për Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve është jashtëzakonisht i vlefshëm dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në kryeqytet.

“Një donacion jashtëzakonisht shumë të vlefshëm për Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve të qytetit. Me rritjen e sigurisë në qytet me rritjen e kapaciteteve jo vetëm profesionale të zjarrfikësve, por të gjitha shërbimeve të sigurisë në kryeqytet rritet edhe mundësia e investimeve, hapen edhe mundësi të investimeve dhe rritje të biznesit që është një prej parakushteve për zhvillim më të gjatë dhe më kredibil të kryeqytetit. Ne do të qëndrojmë prapa kompanive që operojnë në Prishtinë duke ofruar siguri”, deklaroi ai.

Ndërsa, komandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi bëri të ditur se donacioni në vlerë prej rreth 20 mijë eurosh ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës për zjarrfikësit.

Sipas Gashit krijimi i ambienteve më të mira për zjarrfikësit ndikon edhe në gatishmërinë dhe efikasitetin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Një donacion që kap vlerën rreth 20 mijë euro dhe i cili drejtpërdrejtë ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të kolegëve tanë në shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit. Ju e dini që ky shërbim punën 24 orë përveç asaj sigurisht që duhet t’u ofrojmë kushte sa më komode që të ndihen rehat dhe të jenë të pushueshëm sepse punohet edhe natën”, theksoi ai.

Mala tregoi se çka konkretisht përfshinë doancioni i IPKO-s.

“Janë të rregulluara të gjitha ulëset ku është vendqëndrimi në kujdestari ditore e natë, kuzhina është e vendosur e re dhe ka ofruar kushte shumë të mira pjesa përcjellëse e kuzhinës siç është tavolina, karriget për ushqim, zyrat administrative ku ushtrohet puna ditore e jona administrative janë të gjitha të rregulluara. Gjithashtu, i kemi edhe 5 kompjuterë të rinj që janë ofruar”, u shpreh ai.

Për të parë nga afër investimet e këtij donacione sot Brigadë. Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë e vizitoi edhe drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Andras Palk./kp