Hamza në Fushë Kosovë: Të rinjtë po ikin nga mungesa e shpresës dhe krizave politike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e Fadil Danit në Fushë Kosovë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet me të cilat po përballen qytetarët. Sipas një video-mesazhi të publikuar nga PDK-ja, kryefamiljari Fadil Dani ka ngritur shqetësimin për krizën ekonomike, mungesën e perspektivës dhe largimin e…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjen e Fadil Danit në Fushë Kosovë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet me të cilat po përballen qytetarët.
Sipas një video-mesazhi të publikuar nga PDK-ja, kryefamiljari Fadil Dani ka ngritur shqetësimin për krizën ekonomike, mungesën e perspektivës dhe largimin e të rinjve nga Kosova.
“Kur një i ri mendon më shumë si të ikë nga vendi sesa si ta ndërtojë jetën këtu, atëherë është alarm për të gjithë ne”, ka deklaruar Dani.
Nga ana tjetër, Hamza ka theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, bashkëpunim dhe politika që rikthejnë shpresën tek qytetarët.
Ai ka kritikuar, siç tha, konfliktet dhe përçarjet politike, duke vlerësuar se familjet kosovare meritojnë më shumë siguri, zhvillim ekonomik dhe besim për të ardhmen në vendin e tyre. /Lajmi.net/