Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për rrezikim të trafikut publik në Prishtinë
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente. Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Sipas njoftimit, kërkesa është bërë nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente.
Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet.
Për çdo informatë, qytetarët mund të lajmërojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar [email protected]. /Lajmi.net/