Haradinaj kujton Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin: Dhanë jetën për lirinë e Kosovës
Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ka cilësuar Tahirin dhe Topallin si intelektualë vizionarë dhe veprimtarë të palodhur të çështjes kombëtare. “Me përkushtim të palëkundur ndaj lirisë dhe…
Lajme
Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ka cilësuar Tahirin dhe Topallin si intelektualë vizionarë dhe veprimtarë të palodhur të çështjes kombëtare.
“Me përkushtim të palëkundur ndaj lirisë dhe guxim të rrallë, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli ecën pa u ndalur në rrugën e çlirimit të vendit. Ata dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që Kosova të jetojë e lirë”, ka shkruar Haradinaj.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka shprehur nderim për veprën dhe sakrificën e tyre, duke thënë: “Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit!”. /Lajmi.net/