Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë e Malishevë, një person në arrati

Dy raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe Malishevë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policia e Kosovës. Në rastin e parë, që ka ndodhur më 17 maj rreth orës 13:30 në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike…

Lajme

19/05/2026 09:29

Dy raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe Malishevë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policia e Kosovës.

Në rastin e parë, që ka ndodhur më 17 maj rreth orës 13:30 në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje, ku një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një viktimë mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/