I burgosuri sulmon katër zyrtarë policorë brenda Qendrës Korrektuese në Pejë

Një incident është raportuar në një qendër korrektuese në Pejë, ku një i dyshuar ka sulmuar fizikisht katër persona. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 maj 2026, rreth orës 09:47. Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, derisa ndodhej në qendrën korrektuese, ka sulmuar fizikisht katër viktima meshkuj kosovarë.…

Lajme

19/05/2026 09:24

Një incident është raportuar në një qendër korrektuese në Pejë, ku një i dyshuar ka sulmuar fizikisht katër persona.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 maj 2026, rreth orës 09:47.

Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, derisa ndodhej në qendrën korrektuese, ka sulmuar fizikisht katër viktima meshkuj kosovarë.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. /Lajmi.net/