Arrestohet një i mitur për sulm fizik ndaj bashkëmoshatarit në Fushë Kosovë
Një i mitur është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policia e Kosovës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 17 maj 2026, pasi viktima, po ashtu i mitur, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari. Më 18 maj, policia ka arrestuar…
Lajme
Një i mitur është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 17 maj 2026, pasi viktima, po ashtu i mitur, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari.
Më 18 maj, policia ka arrestuar të dyshuarin e mitur, i cili pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Fushë Kosovë 17.05.2026. Viktima i mitur mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Me datën 18.05.2026 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Lajmi.net/