Aksion policor në Kamenicë, një person kapet me substancë narkotike
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Kamenicë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar derisa po drejtonte automjetin e tij. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej…
Lajme
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Kamenicë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar derisa po drejtonte automjetin e tij.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 0.56 gramësh, si dhe një pako me letra të markës OCB.
Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/