Doli nga vetura dhe u zhduk, raportohet i humbur një 31-vjeçar në Prishtinë

Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policia e Kosovës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 18 maj 2026, rreth orës 14:00. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte me automjetin e tij dhe ishte ndalur për të blerë diçka, me vete e kishte edhe djalin…

Lajme

19/05/2026 09:06

Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 18 maj 2026, rreth orës 14:00.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte me automjetin e tij dhe ishte ndalur për të blerë diçka, me vete e kishte edhe djalin e tij 31-vjeçar, i cili sipas tij ka probleme mentale.

Sipas deklarimit të ankuesit, 31-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 18.05.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar  raporton se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka në automjet e kishte pasur me vete djalin e tij të moshës 31 vjeçare i cili sipas ankuesit është me të meta mentale, ky i fundit kishte dalë nga automjeti dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. /Lajmi.net/