Hamiti: Kurti po propagandon sukses, ndërsa Kosova zhytet në varfëri
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas publikimit të raportit të “World Atlas”, të mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se Kosova po përballet me varfëri të thellë në kohën kur, sipas…
Lajme
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas publikimit të raportit të “World Atlas”, të mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se Kosova po përballet me varfëri të thellë në kohën kur, sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje flasin për prosperitet dhe zhvillim ekonomik.
“Jemi nënkampionë për varfëri në Evropë në kohën kur demagogu Albin Kurti me VV-në e tij propagandojnë prosperitet dhe begati”, ka shkruar Hamiti.
Ai ka kritikuar edhe mënyrën e qeverisjes së Kurtit, duke thënë se synimi i tij është pushteti absolut dhe jo qeverisja demokratike.
Sipas Hamitit, qytetarët duhet ta ndëshkojnë me votë më 7 qershor 2026, duke e cilësuar këtë si mënyrën për ta “shpëtuar vendin”. /Lajmi.net/