Komuna e Gjilanit subvencionon punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar propozimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. Drejtoresha e kësaj drejtorie, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se programi është mbështetur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, dhe synon krijimin e mundësive të reja për punësim dhe përfshirje sociale e…
Lajme
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar propozimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.
Drejtoresha e kësaj drejtorie, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se programi është mbështetur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, dhe synon krijimin e mundësive të reja për punësim dhe përfshirje sociale e ekonomike të kësaj kategorie.
Sipas saj, programi parasheh punësim njëvjeçar me gjysmë orari, përkatësisht katër orë pune në ditë, ndërsa do të mbështeten edhe bizneset lokale që punësojnë persona me aftësi të kufizuara.
“Ky program pritet të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e papunësisë dhe në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Kadriu.
Ajo bëri të ditur se shumë shpejt do të hapet edhe thirrja për aplikim për përfituesit e programit.
“Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt përfshirjes, barazisë dhe mbështetjes konkrete për një jetë më dinjitoze dhe më të pavarur për të gjithë”, tha drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. /Lajmi.net/