​27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

27 vite më parë në Burgun e Dubravës nisi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq. Brenda burgut u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj…

Lajme

19/05/2026 08:11

27 vite më parë në Burgun e Dubravës nisi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Brenda burgut u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush./kp