Nga Lipjani drejt Vushtrrisë, Abdixhiku e Osmani mirëpriten në Stanoc
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente të kësaj partie, Vjosa Osmani janë mirëpritur në Stanoc të Vushtrrisë. Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se qytetarë që po e mbështesin bashkimin. “Vazhduam në Stanoc, mes banorëve të këtij fshati, në një takim të ngrohtë e të sinqertë.…
Lajme
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente të kësaj partie, Vjosa Osmani janë mirëpritur në Stanoc të Vushtrrisë.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se qytetarë që po e mbështesin bashkimin.
“Vazhduam në Stanoc, mes banorëve të këtij fshati, në një takim të ngrohtë e të sinqertë. Kudo që po shkojmë, po pritemi me ngrohtësi e mbështetje. Po ndiejmë qartë një frymë të re, qytetarë që po e mbështesin bashkimin, arsyen dhe një rrugë tjetër për Kosovën; larg lodhjes nga politika e propagandës, ndarjes dhe fajësimit të pafund. Faleminderit për pritjen, fjalën e mirë dhe besimin që po na jepni gjithandej”, ka shkruar ai.