Ismaili: Është mundësi e mirë që të dalim më mirë dhe të formojmë një qeveri që merret me jetën e qytetarëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët që të ndryshojnë situatën aktuale politike dhe për opozitën që të krijojë një qeveri të re. “Asesi nuk mendoj që jemi duke shkuar badihava në zgjedhje. Është një mundësi e madhe e popullit të Kosovës për…

Lajme

18/05/2026 21:09

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)Uran Ismaili ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët që të ndryshojnë situatën aktuale politike dhe për opozitën që të krijojë një qeveri të re.

“Asesi nuk mendoj që jemi duke shkuar badihava në zgjedhje. Është një mundësi e madhe e popullit të Kosovës për me korrigju një politikë e cila që një kohë të gjatë është duke na sjellë me një cikël të vazhdueshëm të problemeve politike”, deklaroi Ismaili në Dukagjin.

Ai kritikoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se vendi po përballet me një qasje politike që nuk pranon bashkëpunim.

“Jemi bërë pjesë si spektator politik të një personi i cili është kryeneq, kokëfortë, që nuk don bashkëpunim, nuk don me punu me askënd dhe sillemi në zgjedhje të njëpasnjëshme”, u shpreh ai.

Sipas Ismailit, zgjedhjet e 7 qershorit kanë rëndësi të veçantë sidomos për partitë opozitare dhe për PDK-në.

“7 qershori nuk është badihava, është vlerë e madhe, është mundësi e madhe për partitë politike sidomos opozitare. E këtu sidomos PDK, të dalim më mirë, të jemi në gjendje që të formojmë një qeveri që merret me jetën e qytetarit e jo me njëri-tjetrin”, tha Ismaili.

Ai shtoi se PDK synon fitore në zgjedhjet e ardhshme dhe rritje të mbështetjes qytetare.

“Fitorja arrihet me punë. Synojmë me arrit drejt në fitore, synojmë me rrit votën jashtëzakonisht shumë. PDK ka mentalitet fitues. Populli është lodhur me një situatë të tillë politike ku jemi sot”, përfundoi Ismaili.