Kurti: Zgjedhjet e reja nuk ishin të nevojshme, opozita po e ngadalëson procesin politik

Në një intervistë  në “Interaktiv”, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të domosdoshme dhe se, sipas tij, ka një lloj konsensusi se vendi nuk kishte nevojë për to. “Nuk mund ta dimë me siguri, por besoj se po. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Paradoksalisht…

Lajme

18/05/2026 20:30

Në një intervistë  në “Interaktiv”, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të domosdoshme dhe se, sipas tij, ka një lloj konsensusi se vendi nuk kishte nevojë për to.

“Nuk mund ta dimë me siguri, por besoj se po. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Paradoksalisht ka konsensus që të gjithë pajtohen se s’kanë qenë të nevojshme”, është shprehur Kurti.

Ai ka kritikuar edhe bllokadën politike, duke thënë se ekziston një “entitet i konsoliduar politik” që, sipas tij, përbëhet nga blloku opozitar kundër qeverisë së Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Kurtit, ky bllok opozitar po përdor mjete kushtetuese dhe procedurale për të penguar zhvillimin normal dhe për të mos lejuar ecjen përpara me ritmin e duhur të proceseve politike në vend. /Lajmi.net/