Një person i armatosur ka hapur zjarr në Turqinë jugore, duke vrarë katër persona, raportojnë mediat lokale.
Tetë persona të tjerë u plagosën në rrethin Tarsus, provinca Mersin, sipas gazetës Hurriyet të Turqisë dhe CNN Türk.
Të shtënat e së hënës raportohet se kanë filluar në një restorant dhe i dyshuari më pas iku me një makinë, transmeton Telegrafi.
Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë me mbështetjen e helikopterëve ndërsa përpiqet të kapë personin e armatosur.
Mediat turke raportojnë se dy persona u vranë në restorant. Besohet se ata janë pronari dhe një punonjës.
Personi i armatosur më pas vazhdoi të qëllonte, duke vrarë një bari që kulloste delet e tij aty pranë dhe një shofer kamioni.
Identiteti dhe motivet e të dyshuarit nuk u bënë të ditura menjëherë.