Gashi: Vendi duhet të udhëhiqet nga vizionarë që e ndiejnë shtetin si amanet
Arben Gashi ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqëson alternativën që e mban Kosovën në rrugën e shtetndërtimit, demokracisë dhe zhvillimit. Në një postim në Facebook, Gashi thekson se Kosova nuk ka nevojë për “zëra të rastësishëm”, por për përfaqësues autentikë, vizionarë dhe njerëz që e trajtojnë shtetin si amanet dhe përgjegjësi të përbashkët.…
Lajme
Arben Gashi ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqëson alternativën që e mban Kosovën në rrugën e shtetndërtimit, demokracisë dhe zhvillimit.
Në një postim në Facebook, Gashi thekson se Kosova nuk ka nevojë për “zëra të rastësishëm”, por për përfaqësues autentikë, vizionarë dhe njerëz që e trajtojnë shtetin si amanet dhe përgjegjësi të përbashkët.
Sipas tij, vendi ka nevojë për lidership të qëndrueshëm dhe institucione që funksionojnë mbi parime të qarta të demokracisë dhe përgjegjësisë politike.
“Ta bëjmë Kosovën LDK. Ta bëjmë Kuvendin shtëpi të mendimit, dinjitetit dhe së ardhmes”, ka shkruar ai në fund të postimit të tij. /Lajmi.net/