Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin e rëndë në Dobërllukë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, ku u përfshinë tri vetura. Fillimisht, gjashtë persona mbetën të lënduar dhe morën trajtim emergjent në spitalin e Vushtrrisë, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas policisë, rreth orës…

Lajme

18/05/2026 18:14

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, ku u përfshinë tri vetura. Fillimisht, gjashtë persona mbetën të lënduar dhe morën trajtim emergjent në spitalin e Vushtrrisë, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas policisë, rreth orës 14:00 është konfirmuar nga mjekët se njëri prej të lënduarve, një burrë 74-vjeçar që kishte pësuar lëndime të rënda, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë. /Lajmi.net/