“Politraumë e rëndë dhe gjendje jostabile”, flasin nga QKUK për fëmijën e lënduar nga aksidenti në Dollc

Një aksident i rëndë i ndodhur në Dollc të Klinës la të vdekur një 43-vjeçar dhe katër persona të tjerë të lënduar. Familja nga Peja humbi kryefamiljarin, ndërsa bashkëshortja me tre fëmijë të mitur mbetën të lënduar. Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha se gjendja e njërit prej fëmijëve që po trajtohet në…

Lajme

18/05/2026 16:21

Një aksident i rëndë i ndodhur në Dollc të Klinës la të vdekur një 43-vjeçar dhe katër persona të tjerë të lënduar.

Familja nga Peja humbi kryefamiljarin, ndërsa bashkëshortja me tre fëmijë të mitur mbetën të lënduar.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha se gjendja e njërit prej fëmijëve që po trajtohet në QKUK është e rëndë.

“Politraumë e rëndë, gjendje e rëndë dhe jostabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, kirurgjia spinale dhe ortopedët janë duke u marrë me rastin”, tha ai.