Gjendet i vdekur një person në lagjen Ulpiana në Prishtinë, Policia po e heton rastin
Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:30 në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana. Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkaq po hetohet vdekja e tij. “Rreth orës 14:30 kemi…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:30 në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.
Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkaq po hetohet vdekja e tij.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/