Lewandowski mes lotësh: Do ta mbaj gjithmonë Barcelonën në zemër

Sulmuesi Robert Lewandowski ka përjetuar një natë tejet emocionale në ndeshjen e tij të fundit si vendas për Barcelonën, duke marrë një ovacion madhështor nga tifozët gjatë fitores 3-1 ndaj Real Betis-it. Me këtë triumf, katalunjasit mbyllën një kampionat historik duke u bërë skuadra e parë në historinë e La Liga-s që përfundon një sezon…

Sport

18/05/2026 14:22

Sulmuesi Robert Lewandowski ka përjetuar një natë tejet emocionale në ndeshjen e tij të fundit si vendas për Barcelonën, duke marrë një ovacion madhështor nga tifozët gjatë fitores 3-1 ndaj Real Betis-it.

Me këtë triumf, katalunjasit mbyllën një kampionat historik duke u bërë skuadra e parë në historinë e La Liga-s që përfundon një sezon prej 38 ndeshjesh me një rekord perfekt prej 19 fitoresh në shtëpi. Megjithatë, vëmendja kryesore ishte te polaku, i cili u zëvendësua në minutën e 85-të mes lotësh.

I përlotur dhe i prekur nga dashuria e tribunave, Lewandowski iu drejtua tifozëve pas vërshëllimës finale me fjalë plot mirënjohje:

“Për mua, kjo është një ditë shumë emocionale dhe shumë e vështirë. Kur mbërrita te Barcelona e mbroja se ky klub ishte i madh, por falë dashurisë suaj, ka qenë e jashtëzakonshme. Që nga dita e parë jam ndjerë si në shtëpi. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur këndonit emrin tim.”

Polaku erdhi në vitin 2022 nga Bayern Munich në një moment kritik për klubin dhe u shndërrua në liderin e rikthimit të trofeve, duke fituar tre tituj të La Liga-s në katër vjet. Ai shtoi:

“Ka qenë një nder të luaj për këtë klub. Kemi jetuar momente të mëdha në këto katër vite; ndjehem shumë krenar për gjithçka që kemi bërë së bashku. Po i them lamtumirë stadiumit, por do ta mbaj gjithmonë Barcelonën në zemër. Faleminderit shumë të gjithë tifozëve. Një herë Barça, gjithmonë Barça.”

Statisikat e Lewandowski-t për Barcelonën
Më poshtë janë shifrat mbresëlënëse që Robert Lewandowski lë pas te Barcelona:

192 ndeshje gjithsej dhe plot 199 gola të shënuar (mesatarisht një gol çdo 118 minuta).Shkallë fantastike efikasiteti: ka shënuar me 21.25% të goditjeve të tij.Ndarja e golave sipas kompeticioneve: 82 në La Liga, 23 në Champions League, 7 në Copa del Rey, 6 në Superkupë dhe 1 në Europa League.Trofetë e fituar: 3 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa të Spanjës.
Robert Lewandowski do të ketë shansin të luajë ndeshjen e tij të 193-të dhe të fundit me fanellën e Barcelonës të shtunën e ardhshme në udhëtim kundër Valencias.

Një gol në atë sfidë jo vetëm që do të ishte mbyllja perfekte, por do ta çonte polakun në kuotën jubilare të saktësisht 200 golave me klubin katalunjas, duke vulosur përfundimisht statusin e tij si një nga transferimet më produktive të viteve të fundit.