Bëhen bashkë në kryeqytet Drejtoria Shërbimeve Publike me atë të Inspeksionit, paralajmërojnë masa për ata që ndotin hapësirat publike
Drejtori i ri i Sherbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkocri ka njoftuar se po vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave vëllimore, e që do të vazhdoj pa ndalim. Ai ka thënë se nga sot nuk do të ketë tolerim për askënd që ndot hapësirat publike. “Sot, bashkë me drejtorin e Inspektoratit, Bekim Brestovci,…
Lajme
Drejtori i ri i Sherbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkocri ka njoftuar se po vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave vëllimore, e që do të vazhdoj pa ndalim.
Ai ka thënë se nga sot nuk do të ketë tolerim për askënd që ndot hapësirat publike.
“Sot, bashkë me drejtorin e Inspektoratit, Bekim Brestovci, u koordinuam për masa konkrete pas denoncimeve të qytetarëve. Falënderoj Bekimin dhe ekipet për angazhimin në këtë aksion të përbashkët. Po ashtu ju jemi mirënjohës edhe qytetarëve të cilët po tregohen bashkëpunues. Presim gjoba për secilin shkelës. Koha e tolerimit ka përfunduar”, ka shkruar Retkoceri në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: