Rukiqi: Modeli ekonomik i Kurtit nuk nxjerr askënd nga varfëria, është tërësisht i dështuar

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka deklaruar se modeli ekonomik i qeverisë së Kurtit ka dështuar tërësisht. “Çdo masë e Kurtit: ndihma, subvencione e pako sociale nuk e nxjerr askënd nga varfëria. Vetëm e menaxhon varfërinë”, ka theksuar Rukiqi. Sipas tij, kjo nuk është dështim i rastësishëm. “Ky duket të mos jetë dështim aksidental dhe…

Lajme

18/05/2026 12:01

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka deklaruar se modeli ekonomik i qeverisë së Kurtit ka dështuar tërësisht.

“Çdo masë e Kurtit: ndihma, subvencione e pako sociale nuk e nxjerr askënd nga varfëria. Vetëm e menaxhon varfërinë”, ka theksuar Rukiqi.

Sipas tij, kjo nuk është dështim i rastësishëm.

“Ky duket të mos jetë dështim aksidental dhe i paaftësisë, por logjikë politike dhe mjet politik”, ka deklaruar zyrtari i LDK-së.

Rukiqi ka akuzuar Kurtin për krijim të varësisë. ”

Sa më i varur qytetari nga subvencioni, aq më i lehtë bëhet kontrolli politik mbi të”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar model të ri me investime kapitale, nxitje të ndërmarrësisë dhe teknologji.

“Një shtet serioz nuk i mban qytetarët në varfëri të menaxhuar”, ka përfunduar Rukiqi.