Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament për lirinë e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e UÇK-së më 17 maj 1999 në Shqiponjë ishte një moment i rëndësishëm në rrugën drejt çlirimit të…

Lajme

17/05/2026 14:14

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e UÇK-së më 17 maj 1999 në Shqiponjë ishte një moment i rëndësishëm në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.

Ai theksoi se kjo fitore u shndërrua në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe u reflektua në mbarë vendin deri në çlirimin e Kosovës.

Haradinaj tha se gjatë përkujtimit janë nderuar burrat dhe gratë e rënë për liri, të cilët, sipas tij, mbeten udhërrëfyes për brezat dhe për angazhimin ndaj Kosovës. /Lajmi.net/