“Studentë, jemi me ju”, Çitaku në mbështetje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë që do të mbahet më 18 maj në Shkup, për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se është e papranueshme që edhe në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO-s, shqiptarët të detyrohen të kërkojnë të drejta themelore që lidhen…

Lajme

17/05/2026 11:47

Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë që do të mbahet më 18 maj në Shkup, për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se është e papranueshme që edhe në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO-s, shqiptarët të detyrohen të kërkojnë të drejta themelore që lidhen me gjuhën, identitetin dhe dinjitetin e tyre.

Ajo theksoi se ndryshimet më të mëdha historikisht kanë nisur nga studentët dhe guximi i të rinjve për të kundërshtuar padrejtësitë.

“Shqiptarët në Ballkan nuk janë mysafirë askund. Janë autoktonë. Janë në trojet e veta”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se mbështet plotësisht studentët protestues.

“Studentë, jemi me ju”, përfundon mesazhi i saj. /Lajmi.net/