Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Tre vetura janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë. Siç raporton Tch, dyshohet se është djegie e qëllimshme. Tutje thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të së dielës, ndërsa janë duke u verifikuar kamerat e sigurisë.